Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 28.5.20214 për subjektin e rivlerësimit, znj. Sonjela Voskopi bazuar në ligjin nr. 84/2016, me shumicë votash vendosi:
Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Sonjela Voskopi, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit t Përgjithshëm, Korçë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, z. Olsi Komici relator, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 31.5.2024.