Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 22.7.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Artan Çupi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më 24.7.2020,me shumicë votash, vendosi:
Pezullimin nga detyra për një periudhë 1-vjeçare të subjektit të rivlerësimit, Artan Çupi, gjyqtar/kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat, dhe, detyrimin e tij për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.
Në përfundim të këtij trajnimi, pas administrimit të rezultateve të arritura nga subjekti, Komisioni do të përfundojë procesin e rivlerësimit bazuar mbi të tria kriteret.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Genta Tafa (Bungo), znj. Pamela Qirko, anëtare, znj. Etleda Çiftja, relatore, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerëve Publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim është i paankimueshëm, bazuar në pikën 2 të nenit F të Aneksit të Kushtetutës.