Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, sot, në datën 13.4.2022, njoftoi në seancë publike riçeljen e hetimit administrativ për subjektin e rivlerësimit, z. Emiljano Ruli.
Trupi gjykues informoi se, pasi dëgjoi subjektin e rivlerësimit në seancën publike dëgjimore të datës 11.4.2022, vlerësoi shpjegimet dhe provat e paraqitura prej tij në përgjigje të rezultateve të hetimit, si dhe kërkesën e tij për çeljen e hetimit administrativ edhe për dy kriteret e tjera, atë të figurës dhe kriterin e aftësive profesionale, kishte vendosur në dhomë këshillimi riçeljen e hetimit administrativ për kriterin e pasurisë dhe përfshirjen në procesin e rivlerësimit edhe të dy kritereve të tjera, atë të vlerësimit të figurës, si dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit