Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 15.5.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Majlinda Andrea bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Majlinda Andrea, ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Alma Faskaj relatore, znj. Firdes Shuli anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 16.4.2023.