Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot, në datën 14.4.2021, seancën publike për subjektin e rivlerësimit, znj. Dhurata Balla. Gjatë verifikimit të prezencës u konstatua se subjekti i rivlerësimit nuk ishte prezent, por ishte prezent përfaqësuesi i saj ligjor, i cili kërkoi shtyrjen e seancës për një datë tjetër për të pasur kohë për t’u njohur me materialet e dosjes së rivlerësimit.
Trupi gjykues, pasi u njoh me kërkesën e përfaqësuesit ligjor, megjithëse ka konstatuar shtyrje të përsëritura të procesit nga subjekti i rivlerësimit, vendosi të pranojë kërkesën për t’i dhënë kohë edhe përfaqësuesit ligjor të njihet me dosjen, duke shtyrë seancën dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Dhurata Balla, në datën 23.4.2021, ora 12:00, në të njëjtën sallë, në Pallatin e Koncerteve.