Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit Kastriot Gramshi, e planifikuar për në datën 21 shkurt 2022, ora 9:45, nuk do të zhvillohet, për shkak se trupi gjykues ka vendosur riçeljen e hetimit administrativ për kriterin e pasurisë.
Data e seancës së radhës do të njoftohet në faqen zyrtare të Komisionit.