Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Shpresa Beçaj, e cila ishte përcaktuar për t’u mbajtur në datë 3.6.2020 ora 14:00, nuk do të zhvillohet. Komisioni vendosi ta shtyjë seancën dëgjimore, pasi sot datë 2.6.2020 subjekti i rivlerësimit znj. Beçaj, ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore.
Seanca dëgjimore e radhës do të mbahet në datë 17.6.2020, ora 10:00, në po të njëjtën sallë në Pallatin e Koncerteve.