Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të riçelë hetimin për subjektin e rivlerësimit z. Kol Hysenaj, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Seanca për shpalljen e vendimit e përcaktuar të mbahej në datë 25.9.2020, ora 9:45, nuk do të zhvillohet. Seanca e radhës do të njoftohet sërish ne faqen zyrtare të Komisionit.