Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 22.6.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Abaz Muça, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 23.6.2021, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Z.Abaz Muça, prokuror dhe drejtues (i komanduar) në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Mat.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja , znj. Brunilda Bekteshi relatore dhe z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.