Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 7.7.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Albert Spiro bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.7.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Albert Spiro, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Etleda Çiftja relatore dhe znj. Pamela Qirko anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.