Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 6.6.2022, 14.6.2022 dhe në datën 24.6.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Altin Abdiu, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 28.6.2022, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Altin Abdiu, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Pamela Qirko relatore dhe znj. Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit