Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 2.3.2020 për subjektin e rivlerësimit, Andi Civici, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 4.3.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Andi Civici, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.