Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 12.1.2021 për subjektin e rivlerësimit, Arben Allajbeu bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 14.1.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Arben Allajbeu, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine , znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit