Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 27.6.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Arben Sharra, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 30.6.2022, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Arben Sharra, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Genta Tafa Bungo relatore dhe znj. Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.