Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 15.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Ardian Ylli , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 18.07.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Ardian Ylli, prokuror/drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese i kryesuar nga z. Roland Ilia, z. Olsi Komici relator, z. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.