Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 2.3.2021 dhe 19.3.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Arenc Çela bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 23.3.2021, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Arenc Çela, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Në bazë të pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, të përcjellë pranë organit kompetent, tre çështje për inspektim dhe konstatimin e shkeljeve të mundshme.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Firdes Shuli relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.