Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 11.9.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Arjan Qafa, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.9.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Arjan Qafa, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, znj. Pamela Qirko relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.