Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore, në datë 30.4.2021, 6.5.2021 dhe 7.5.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Avni Kraja bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 18.5.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Avni Kraja, me detyrë prokuror pranë prokurorisë së Rrethit Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Alma Faskaj relatore, znj. Genta Tafa Bungo anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.