Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të tre seancave dëgjimore, në datën 26.2.2020, 15.9.2020 dhe 14.1.2021 për subjektin e rivlerësimit, Bib Ndreca bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 18.1.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Bib Ndreca, Gjyqtar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Pamela Qirko relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.