Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 30.6.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Dritan Marku bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 5.7.2021, me shumicë votash vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Dritan Marku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, znj. Xhensila Pine relatore dhe z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.