Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 19.4.2021 dhe në datën 11.6.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Durim Hasa, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 14.6.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Durim Hasa, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Etleda Çiftja relatore dhe z. Roland Ilia anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.