Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 16.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Elida Kackini , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 18.07.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Elida Kackini, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.