Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 1.11.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Endrit Bimi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 3.11.2021, me shumicë votash vendosi:
Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Z. Endrit Bimi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj.Alma Faskaj , znj. Genta Tafa Bungo relatore dhe z. Lulzim Hamitaj anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.