Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 20.5.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Erjon Bani bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 24.5.2021, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Erjon Bani, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, z. Roland Ilia relator, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.