Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 26.10.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Ermir Lelçi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 28.10.2021, vendosi:
Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Ermir Lelçi, prokuror pranë prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Etleda Çiftja relatore dhe z. Roland Ilia anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.