Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 27.4.2022 dhe në datën 15.6.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Gjergji Tako, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.6.2022, vendosi:
1. Pezullimin nga detyra të z. Gjergji Tako, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për një periudhë 1-vjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.
2. Në përfundim të këtij trajnimi, pas administrimit të rezultateve të arritura nga subjekti, Komisioni do të përfundojë procesin e rivlerësimit, bazuar mbi të tria kriteret e rivlerësimit.
Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet subjektit të rivlerësimit, vëzhguesve ndërkombëtarë, si dhe Shkollës së Magjistraturës brenda 30 ditëve nga shpallja dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7, të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016.
Ky vendim është i paankimueshëm, bazuar në pikën 2 të nenit F të Aneksit të Kushtetutës.