Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 21.9.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Izet Dushaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 23.9.2021, vendosi:

 

Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Izet Dushaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

 

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Pamela Qirko relatore dhe z. Olsi Komici anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

 

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.