Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 19.12.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Kledian Llaho bazuar në ligjin nr. 84/2016, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Kledian LLaho, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Firdes Shuli relatore, znj. Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 22.12.2022