Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore, në datë 18.9.2020 dhe 15.4.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Kol Hysenaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 19.4.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Kol Hysenaj, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Firdes Shuli relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.