Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 29.6.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Kreshnik Omari, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 6.7.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Kreshnik Omari, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Valbona Sanxhaktari relatore dhe znj.Xhensila Pine anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.