Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 17.11.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Kujtim Luli bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 3.12.2020, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Kujtim Luli, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.