Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4.7.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Leonard Filopati, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 6.7.2022, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Leonard Filopati me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Suela Zhegu relatore dhe znj. Brunilda Bekteshi anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.