Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 21.9.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Lorenc Mërkuri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 22.9.2021, vendosi:
Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Lorenc Mërkuri, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Sarandë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Xhensila Pine relatore dhe znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.