Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 14.9.2020, për subjektin e rivlerësimit, z. Moisi Duda, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.9.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Moisi Duda, prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës.
Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.