Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 5.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Petrit Aliaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 15.6.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Petrit Aliaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe / ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.