Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancava dëgjimore më datë 05.06.2019 dhe më datë 16.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Petrit Çano , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 19.07.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Petrit Çano, prokuror/drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese i kryesuar nga z. Olsi Komici , znj. Suela Zhegu relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.