Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 5.8.2020, për subjektin e rivlerësimit, z. Petrit Çomo bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 6.8.2020, me shumice votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Petrit Çomo, kryetar/gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, z. Olsi Komici relator, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.