Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore, në datë 15.4.2021 dhe në datë 30.4.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Ramazan Avdiu bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 6.5.2021, me shumicë votash vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Ramazan Avdiu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.