Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 27.05.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Roland Jaupaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 28.05.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Roland Jaupaj, gjyqtar/kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Fier.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga znj. Genta Tafa (Bungo), znj. Pamela Qirko relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.