Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 3.3.2020 për subjektin e rivlerësimit, Skënder Haluci, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 5.3.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Skënder Haluci, kryetar/gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z.Olsi Komici, z. Roland Ilia relator, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.