Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 02.09.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Sokol Ibi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 06.09.2019, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Sokol Ibi, gjyqtar/kryetar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës Parë Korçë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.