Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.7.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Spartak Çoçoli, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.7.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Spartak Çoçoli, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.