Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datë 28.3.2022 për subjektin e rivlerësimit, z. Taulant Banushi i bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën  30.3.2022, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Taulant Banushi, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Pamela Qirko relatore dhe znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.