Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seanceve dëgjimore në datën 2.6.2021 dhe në datën 7.6.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Tomorr Kullolli, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 9.6.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Tomorr Kullolli, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Elbasan.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, z. Lulzim Hamitaj relator dhe znj. Xhensila Pine anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.