Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore, në datën 14.9.2020 dhe në datën 15.9.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Tritan Hamitaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.9.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Tritan Hamitaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës
Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Genta Tafa Bungo relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.