Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 7.10.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Afërdita Ndoi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 8.10.2020, me shumicë votash vendosi:
- Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Afërdita Ndoi, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.
- Transferimin e çështjes që i përket procedimit penal nr. 4975 të vitit 2013, pranë organit kompetent për inspektim të shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore sipas pikës 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016.
Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Firdes Shuli relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.