Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore më datë 25.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Alketa Nushi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 27.06.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Alketa Nushi, prokurore/drejtuese pranë Prokurorisë Kukës.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Firdes Shuli anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.