Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 28.10.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Arbena Ahmeti, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 1.11.2021, vendosi:
Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Arbena Ahmeti, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, z.Roland Ilia relator dhe znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.