Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 20.4.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Besjana Garxenaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 22.4.2021, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Besjana Garxenaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës,
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.