Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 5.7.2021, për subjektin e rivlerësimit, znj. Blerta Hamza, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 7.7.2021, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Blerta Hamza, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Firdes Shuli relatore dhe znj.Suela Zhegu anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.